Valbona Mema reagon sërish pas largimit nga “BBV” dhe ka dy fjalë për banorët e tjerë

23 February 2023, 16:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Valbona Mema reagon sërish pas largimit nga “BBV” dhe ka dy
Valbona Mema

Këngëtarja Valbona Mema, la papritur ditën e djeshme shtëpinë e “Big Brother Vip”, për shkak të një problemi shëndetësor të motrës së saj.

Pasi doli nga shtëpia, Valbona reagoi në llogarinë e saj në Instagram, ku tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe "Big Brother Vip", ishte mesazhi i postuar krahas një videoje, e cila u fshi shumë shpejt nga ajo.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka bërë një tjetër reagim dhe kësaj here ka diçka për të thënë për banorët me të cilët bashkëjetoi për rreth një muaj.

Krahas një videoje, ku banorët po përshëndesin Valbonën, kjo e fundit ka shkruar: “Faleminderit. Ishte eksperiencë shumë e bukur, mbi të gjitha ta kaloja bashkë me ju. Do më mungoni shumë.”

Valbona Mema reagon sërish pas largimit nga “BBV” dhe ka dy


Video