Vajzat e BBV po zhvillojnë një lojë ku duhet t’iu përgjigjen pyetjeve që iu bien me lotari.
Keisi habiti me përgjigjen e saj për pyetjen që i ra.
Pyetja ishte: “Cili është për ty lojtari më i vërtetë dhe ai më falltoja në shtëpi? Përgjigju pyetjes ose zhvish me dhëmbë bluzën e një djali.”
Keisi vendosi të përgjigjej dhe i habiti banorët e tjerë.
Ajo nuk zgjidhi Kristin, por tha: “Për mua lojtari më i vërtetë është Luizi dhe më fallcoja është Maestroja”.
Ishte Olta ajo që filloi ta ngacmonte dhe e pyeti se si nuk zgjodhi Kristin dhe Keisi iu përgjigj shkurt dhe qartë: “Epo nuk ishte kjo pyetje brenda letrës”.
Mesa duket ajo tani po fillon të futet vërtet në kojë dhe t’ua tregojë vendin të tjerëve që e ngacmojnë me qëllim.