“Jam shtatzënë”, shakaja e hidhur e Denata Toçes që bëri për të qarë bashkëshortin (VIDEO)

26 February 2023, 20:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam shtatzënë”, shakaja e hidhur e Denata Toçes
Arben Skënderi dhe Denata Toçe

Psikologia Denata Toçe dhe bashkëshorti i saj, Arben Skënderaj, ishin të ftuar në “S’e luan topi” dhe rrëfyen disa detaje për martesën e tyre.

Gjatë programit, Denata i bëri një rreng Arbenit, një rreng të cilin ndjekësit e konsideruan “shaka pa kripë” nisur nga reagimi emocional i Skënderajt.

Denata: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të kesh një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?

Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.

Denata: Domethënë je gati ti?

Arbeni: Po jam gati.

“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.

“Totalisht”, përgjigjet ai.

“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denatës që e bëri Arbenin të qaj.

Denata më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.

“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me kalamajtë”, tregon Denata për bashkëshortin e saj.

“Thjesht kaloj kohë me ta dhe është një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”, shprehet Arbeni.


Video