Amosi vazhdon sulmet: Kiara shumë e shtirur, të dalë menjëherë nga BBV. Luizin nuk ...

26 February 2023, 20:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Amosi vazhdon sulmet: Kiara shumë e shtirur, të dalë
Luizi, Kiara dhe Amosi

Amos Mujo Zaharia ishte i ftuar në “E diell” ditën e sotme ku vijoi të jepte mendimet e tij për disa prej banorëve në BBVip.

Një nga pyetjet drejtuar atij ishte: “Na thuaj një nga personat e BBVip që të ka zhgënjyer më shumë pas daljes nga shtëpia”?

Amos: Luizi, sepse nuk e kam vlerësuar lojën e tij dhe vazhdoj të mos e bëj.

Emri i banorit që ke ndryshuar totalisht mendim për të?

Amos: Dea, sepse në fillim kisha antagonizëm me të, por pastaj u ndryshua gjithçka

Emri i banorit më të shtirur e që duhet të dalë menjëherë nga shtëpia?

Amos: Kiara

Siç duket, Amosit nuk i ka dalë ende inati me çiftin Luiz-Kiara dhe vazhdon sulmet ndaj tyre edhe pas daljes nga Big Brother Vip.


Video