"Kam zgjedhur të fal", Egli flet për ndarjen me Olsin: Kur dikush largohet, vendi mbetet bosh

15 August 2023, 16:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kam zgjedhur të fal", Egli flet për ndarjen me Olsin: Kur
Olsi Bylyku Egli Tako


Egli Tako ka komentuar si rallëherë ndarjen nga humoristi Olsi Bylyku, një temë për të cilën është shkruar gjatë në mediat rozë.

Së fundmi ajo është pyetur në Instragram nga një ndjekës nëse i mungon Olsi, pas pesë vitesh të lidhur bashkë. Ajo thotë se ka vendosur të falë dhe të ecë, ndërsa shton se "vendi mbetet bosh".

“Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira. Lidhja më e fortë që ka krijuar

Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh.

Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë boshllëkun e atij vendi gjithmonë.

Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli.


Video