Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Keisi Medini feston ditëlindjes e saj të 23-të dhe ndër urimet e shumta që ka marrë nga miqtë, duket se urimi më i veçantë i ka ardhur nga babai i saj, Sabiani.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Sabiani shkruan:
“Sot do marrësh miliona urime por babi të uron dhe kujdeset për ty çdo ditë. Nuk mjafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time. Se jo vetëm ti, por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi. Falenderoj Zotin në çdo moment që kam fatin të jem babi yt Keisi Medini“.

Keisi ka vendosur që ditëlindjen ta presë mes miqve të saj. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo shihet nën shoqërinë e Ronaldo Sharkës, Antoneta Kocit dhe shumë miqve të tjerë.