Julio Iglesias ndalohet në aeroport, kishte 42 kilogramë ushqime në valixhe

17 January 2024, 13:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Julio Iglesias ndalohet në aeroport, kishte 42 kilogramë ushqime
Julio Iglesias

Një fillim viti i trazuar për Julio Iglesias. Këngëtarit tetëdhjetëvjeçar spanjoll iu konfiskuan bagazhet sapo u ul në aeroportin Punta Cana, ku më vonë u ndalua nga autoritetet e Republikës Domenikane.

Valixhja e Iglesias përmbante afërsisht 42 kilogramë ushqim, duke përfshirë fruta, perime dhe bishtajore.

Ndër artikujt ishin rukola, luleshtrydhet, kërpudhat, domatet, spinaqi dhe mjedra. Ushqimi është ekzaminuar nga sigurimi i aeroportit dhe më pas situata është trajtuar si “keqkuptim”.


Video