Jennifer Lopez më në formë se kurrë/ E veshur me rroba banjo, aktorja nuk i lë vend imagjinatës teksa kërcen në bregdet

12 Maj 2025, 13:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Jennifer Lopez

Jennifer Lopez duket se po e shijon lirinë e saj pasi përfundoi xhirimet e komedisë më të re romantike në Netflix, “Office Romance”.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ndau një video në rrjetet sociale, ku kërcen pa e vrarw mendjen në plazh.

Në klipin që ajo ka postuar në Instagram, ajo shfaqet e veshur me bikini dhe një fund të gjatë rozë, ndërsa kërcen në rërë.

“Kjo ndjenjë lirie… zyrtarisht ka mbaruar. “Romancë në Zyrë ”, shkroi ylli 55-vjeçar latin në mbishkrimin e postimit të saj. Në filmin e saj të ri luan edhe Brett Goldstein, i njohur nga seriali “Ted Lasso”.

Megjithatë, më herët Jennifer Lopez i kishte uruar të gjitha grave Gëzuar Ditën e Nënës me një postim tjetër.

 “Një Ditë e bukur e Nënës për të gjitha nënat. Dërgojmë dashuri, të qeshura, paqe, gëzim dhe lumturi”.

Në foto, ylli mban veshur një fustan veror me katrorë, një kapelë kashte dhe mban një çantë.


Postimi përfshinte edhe foto të luleve që ajo mori për Ditën e Nënës, të cilat me shumë gjasa ia kishin dhuruar fëmijët e saj binjakë, Max dhe Emme.

Video