"Je pak idiote ti"! U bënë virale me këtë moment, Einxhel ja kthen kështu Semit

24 February 2022, 14:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Je pak idiote ti"! U bënë virale me këtë moment,

Një moment i Semi Jaupaj-t dhe i Einxhel Shkirës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është bërë viral kohë më parë. Kjo për shkak së këngëtarja i drejtohet moderatores duke i thënë “je pak idiote ti”.

Dy vajzat po qëndronin jashtë së bashku me disa të tjerë, kur Semi i shikon çuditshëm Einxhel dhe papritur i thotë: “Ja pak idiote ti”.

Kur moderatorja e pyet se pse, këngëtarja shprehet: “Kështu kam mendimin unë”. “Zemër këto mendimet e juaja, njëri fallxhore, njëri idiote, avash i çik”, i thotë moderatorja, të cilës Semi i kthehet: “Më del natyrshëm, nuk e mbaj dot”.

Duket se tani Einxhel ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të shkëputur nga një post i “BB VIP”, ku shfaqet së bashku me Semin.

"Je pak idiote ti"! U bënë virale me këtë moment,

Bashkëngjitur me foton ajo shkruan: “Je pak idiote ti”, duke etiketuar edhe Semin e duke qeshur.


Video