Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Regjisorja e njohur Vjosa Berisha ndërroi jetë këtë të enjte në një spital të Londrës, pasi po përballej prej kohësh me kancerin.
Ajo la pas një dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të dhe kanë reaguar të pikëlluar.
Së fundmi, ka reaguar edhe vëllai i saj, aktori e producenti, Shkumbin Istrefi. Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi të së motrës në rrjetet sociale, ku edhe i ka bërë një dedikim prekës.
“Ike shumë herët, motër. Pusho në paqe”, ka shkruar ai.
