
Pasi rrëmbeu vëmendjen në ballkonin mbretëror, Princi Louis tregoi sërish “fuqinë e tij mediatike” teksa shikonte ditën e katërt të festimeve të Jubileut të Platinumit.
Katërvjeçari kënaqi të pranishmit të enjten teksa qëndronte pranë stërgjyshes së tij Mbretëreshës duke mbyllur veshët mes britmave të zhurmshme të publikut.
Dje, teksa ishte ulur pranë Dukeshës së Kembrixhit në Royal Box në Londër, ai reagoi me të njëjtën mënyrë.
Ai u fotografua duke i mbyllur gojën e nënës së tij, duke e përqeshur atw dhe duke lëvizur sa andej këndej për një pamje më të mirë.
Më vonë ai shkoi te të afërmit e tjerë dhe u ul në prehrin e gjyshit të tij Princit Charles.
Dhe sigurisht, mediat sociale e pëlqyen.
“Princi Louis, i mrekullueshëm si gjithmonë”
"Princi Louis meriton seksionin e meme-ve! Nuk di, sa ekspresive është fytyra e tij!! Të dua buburrec i vogël”, ishin disa prej mesazheve në rrjetet sociale./VoxNews