Dua Lipa në një lidhje të re?

5 June 2022, 23:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Dua Lipa në një lidhje të re?
Dua Lipa

Dua Lipa po zhvillon turin e saj botëror “Future Nostalgia”, ku ndalesa e radhës për të ka qenë Spanja. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin spanjoll, ku morën pjesë një numër i madh i fansave të saj, por ajo që ra në sy ishte prezenca e aktorit Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix “Elite”.

Pas koncertit, 26-vjeçarja u largua së bashku me aktorin spanjoll për të festuar në një klub nate në Madrid. Dyshja u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke shijuar në maksimum kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit, gjë që ka ndezur zërat për një romancë të mundshme mes tyre. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto thashetheme.

Sipas asaj që raportojnë mediat e  huaja aktori ka marrë pjesë edhe më parë në koncertet  e këngëtares. Kujtojmë se Dua i dha fund lidhjes dy vjeçare me modelin, Anwar Hadid, në fund të dhjetorit.

 

 


Video