Donaldi mik i ngushtë me Elgit Dodën, Beatrix ruan shoqërinë me  Klea Hutën, ja çfarë i shkruan

5 June 2022, 18:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi mik i ngushtë me Elgit Dodën, Beatrix ruan shoqërinë
Beatrix, Donaldi dhe Klea

Donald Veshaj së bashku me të vëllanë, Romeon, kanë një miqësi tejet të ngushtë me Elgit Dodën, si dhe me partneren e tij Klea Huta.

Përveç bashkëpunimeve, artistët kanë edhe një marrëdhënie shumë të mirë personale, teksa para një jave çifti ishte i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ku zbuluan shumëçka rreth raportit te tyre.

Kur aktori ishte në “Big Brother VIP”, Klea dhe Elgiti kanë qenë dy nga mbështetësit e tij më të mëdhenj. Madje, ata e mbështetën edhe  në lidhjen me Beatrix Ramosajn. Bëri goxha bujë asokohe fakti që çifti ndoqën këngëtaren në rrjetet sociale teksa Elgiti hoqi Borën.

Madje producenti komunikoi edhe disa herë me Beatrix. Ndonëse kjo e fundit dhe Donaldi kanë ndarë rrugët, ende ruan një raport të mirë me Klean dhe Elgitin.

Këtë e dëshmoi edhe një koment që ajo i la Kleas në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme në ditëlindjen e të birit, Krid. Beatrix e uroi publikisht duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, princit tënd të vogël. Uroj që t’i realizohen të gjitha dëshirat dhe ëndrrat. Na emocionoi të gjithëve.”

Donaldi mik i ngushtë me Elgit Dodën, Beatrix ruan shoqërinë

Komenti i saj nuk u ka shpëtuar fansave që kanë nisur të replikojnë. Në komentuese i shkruan që komenti i saj nuk ka më vend tani që Donaldi u rikthye me Borën, por të shumtë janë ata mendojnë të kundërtën dhe e përgëzojnë.

Pak ditë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.

 


Video