
Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon lajmi se Fero dhe bashkëshortja e tij, me të cilën u martua vetëm disa javë më parë, Nita Bjarami, janë ndarë.
Ky aludim erdhi si pasojë e një veprimi që dyshja kanë bërë në Instagram, teksa i kanë hequr follow njëri-tjetrit.
Mirëpo këtyre thashethemeve u vjen fundi pas burime për “Prive” sqaruan se lidhja mes tye vazhdon dhe se ndryshimet në Instagram lidhen me arsye profesionale.
Kujtojmë që pas ndarjes nga Arbenita më të cilën Fero ka edhe një vajzë, hoqi dorë nga repi duke iu dedikuar fesë myslimane, por mesa duket këtij vendimi nga ana e tij i ka ardhur fundi pasi reperi i është rikthyer përsëri muzikës.
Fero, i dha fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më parë.
Lajmi për martesën e dha vetë Fero përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Just married” ose “Të sapomartuar” me modelen Nita Bajrami.
Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita,Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.
Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të ciliën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.
Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.
Pas divorcit reperi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.
“Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.
Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”./panorama plus