
Ndërsa Sean “Diddy” Combs lufton një betejë të madhe ligjore për të vërtetuar pafajësinë e tij për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore, përdhunim dhe sulm seksual.
Fotot nga një natë e çmendur me personazhe të famshëm në Ibiza të Spanjës po publikohen, 11 vjet pasi ai u përpoq t’i fshinte ato nga interneti.
Reperi i famshëm i cili tani përballet me akuza për një sërë krimesh të rënda, kishte postuar foto nga festa e 1 gushtit 2014 në rrjetet sociale, por shpejt i fshiu ato, sipas raportimeve të asaj kohe.
Në këtë festë glamuroze, e cila u mbajt në nder të stilistit të famshëm italian Riccardo Tisci për ditëlindjen e tij të 40-të, morën pjesë partnerja e tij e atëhershme, Cassandra Ventura, e njohur si këngëtarja e R&B Cassie, si dhe çifti Kanye West dhe Kim Kardashian, të cilët sapo ishin martuar.
I pranishëm ishte edhe ylli i popit Justin Bieber, i cili në atë kohë ishte vetëm 20 vjeç.
Lista e të ftuarve përfshinte gjithashtu supermodelet Kate Moss, Naomi Campbell dhe Kendall Jenner, aktorët Zac Efron dhe Jared Leto, si dhe personalitetet televizive Kris Jenner dhe Paris Hilton.
Në gjyqin e së hënës, një dëshmitar dëshmoi kundër Cobbs, ndërsa Cassie dëshmoi dje, të martën , duke përshkruar përvojat e saj nga marrëdhënia e saj afatgjatë me fituesin tre herë të çmimit Grammy.
Ndër të tjera, Cassie, e cila në atë kohë ishte 22 vjeç, tha se producenti dhe sipërmarrësi 55-vjeçar i muzikës e pa duke masturbuar dhe e filmoi ndërsa ajo kryente marrëdhënie seksuale me të huaj në të ashtuquajturat “freak offs” (shfaqje seksuale të përpunuara dhe të inskenuara që përfshijnë gra që dyshohet se detyrohen ose ushtrohen presion për të marrë pjesë me punëtorë seksi meshkuj).
55-vjeçari Combs është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat për trafikim, transportim të personave për qëllime prostitucioni dhe zhvatje.