
Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji po vijojnë me përgatitjet e dasmës dhe fansat mezi presin të marrin vesh më shumë.
Partneri i Dafinës ka publikuar një ftesë dasme, duke na treguar se ka nisur shpërndarja e ftesave për të ftuarit në dasmën VIP.
Por çfarë dihet deri më tani për dasmën e tyre?
Së pari, me përgatitjet po merret burri. E ftuar në “E Diela Jonë”, Dafina pohoi se Kreshniku po merret me përgatitjet. Ajo thjesht është përfshirë nga pak, nga ana e muzikës.
“Nga fundi i vitit, me kismet e kemi lënë të martohemi”, tha ajo, duke shtuar se nuk do që të bëjë dasmë në sezon veror.
Në lidhje me fustanet, Dafina u shpreh:
“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk dua të ndërroj shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur të ndërroj vetëm dy fustane”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se dasma është diçka shumë personale. “Kam dashur njerëz që ma duan të mirën si njeri, jo vetëm për t’u dukur”, u shpreh këngëtarja.
Kush do të performojë në dasmë?
Do të performojë Afrim Muçiqi, sigurisht edhe artistë të tjerë, të cilët për momentin nuk i dimë.
Plane për një bebush? Patjetër që është në planet e çiftit. Në intervistën e saj në "Radar", këngëtarja tha “Unë bebet i dua shumë, shumë, shumë. Edhe shyqyr që i do edhe ai shumë”, u shpreh Duffy, referuar partnerit të saj, Kreshnikut. “Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”.