FOTO/ Romancë e re për legjendën e Real Madrid, kapet “MAT” në hotel me ish-yllin e p*rnos!

30 January 2025, 12:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Romancë e re për legjendën e Real Madrid, kapet
Claudia Beval/ Iker Casillas

Një romancë e re ka dalë në horizont për ish-portierin e Real Madrid, Iker Casillas, i cili i dha fund martesës së tij 5-vjeçare me prezantuesen Sara Carbonero në 2021.

Siç raportojnë mediat spanjolle, legjenda e “Los Blancos” ka pasur një takim romantik me ish-yllin e pornos dhe modelen e OnlyFans, Claudia Beval.

Ata u pikasën në një hotel në Barcelonë, aty ku 28-vjeçarja po kalon pushimet.

FOTO/ Romancë e re për legjendën e Real Madrid, kapet

Fotot e tij dhe Claudia së bashku në kryeqytetin katalanas, të marra të martën e kaluar, u publikuan nga revista javore.

Revista tha se ata u larguan nga hoteli së bashku herët në mëngjes, duke u drejtuar në dy drejtime të kundërta në rast se do të dalloheshin nga paparacët në pritje.

Gazetari spanjoll Javier Hoyos pohoi se kohët e fundit ai kishte parë modelen dhe Ikerin, 43 vjeç, duke shijuar një puthje pasionante gjatë një takimi darke në një restorant luksoz pranë resortit të Kosta Bravës në Blanes në maj të vitit të kaluar./Diez Minutos



Video