Prezantuesja amerikane: Shqiptarët janë të mrekullueshëm, punoj me 12 prej tyre

30 January 2025, 09:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prezantuesja amerikane: Shqiptarët janë të mrekullueshëm,

Prezantuesja amerikane Bethenny Frankel, ka publikuar një video dedikuar shqiptarëve.

Ajo shprehet se ka një përshtypje të mirë për shqiptarët madje thotë se ka marrëdhënie pune me 12 shqiptarë dhe të gjithë sipas janë punëtorë dhe të mrekullueshëm.

“Ky është një postim i rastësishëm për shqiptarët. Për disa arsye unë jam gjithmonë e tërhequr, e lidhur dhe duke punuar me shqiptarët. Nuk mund ta shpjegoj këtë, nuk e kuptoj. Sa herë që gjej dikë që më pëlqen shumë të punoj me të, ka ndodhur të jetë shqiptar. Unë literalisht kam marrëdhënie pune me 12 shqiptarë dhe kjo është gjithmonë një surprizë. Edhe sot dikush që kemi punësuar që ishtë i shkëlqyeshëm, rezultoi të ishte shqiptar. Të gjithë me të cilët punoj janë shqiptarë, larësi im i tapetve, make up artisti im të gjithë janë shqiptarë. Kështu që unë mund të jem shqiptare ose nuk e di”,- shprehet Bethenny.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bethenny Frankel (@bethennyfrankel)


Video