Ëndrra 20 vjeçare e Emanuela Morrinit do të bëhet realitet mbrëmjen e nesërme në Durrës, ku balerini Ilir Shaqiri i ka përgatitur asaj një ceremoni surprizë.
Një dasmë 20 vite pas lidhjes së tyre, e cila në këto vite padyshim që ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, dhe ka kulmuar me sjelljen në jetë të Emily.
Ceremonia me 120 të ftuar do të zhvillohet në një hotel në qytetin e Durrësit, ku Iliri do të ketë të ftuar njerëzit e tij më të afërt, miq dhe kolegë të tij.
Për përgatitjen e kësaj dasme, që pritet të jetë një surprizë për Emanuelën, kanë menduar miqtë e tij Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.
Familja e balerinit ka mbërritur prej ditës së djeshme në Shqipëri, dhe nesër do të jenë gati për festën e madhe.
Iliri e kishte shprehur disa muaj më parë se kishte dëshirë të bënte një dasëm pasi me bashkëshorten kishte bërë vetëm ceremoninë e celebrimit në Itali ku morën pjesë 14 persona. Ai tha se të dy e kanë patur ëndërr gjithmonë që të bëjnë një dasëm ‘alla shqiptarçe’.
