Aksidenti me motor, Donaldi rrëfen çfarë ndodhi

28 May 2022, 10:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti me motor, Donaldi rrëfen çfarë ndodhi
Foto nga aksidenti

Romeo dhe Donald Veshaj kanë folur dje për herë të parë për aksidentin e regjistruar pak ditë më parë, ku u përfol se ishin përfshirë dy vëllezërit.

Në fotot e publikuara nga mediat shihej Romeo pranë forcave të policisë dhe ambulancës. Sipas dëshmitarëve aksidenti ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan rreth orës 15:49.

Dje në emisionin e tyre, Donaldi zbuloi se në fakt bëhet fjalë për vëllain e tyre të vogël.

Ai tha: Vëllai i vogël u rrëzua me motor dhe falë Zotit është mirë. E morën të gjithë dhe thanë se kam probleme unë me Romeon. Na shkruan shumë njerëz se u bënë merak dhe u interesuan, por jo jemi mirë.

 

 


Video