FOTO/ Monika Kryemadhi heq kostumin e politikanes, shfaqet me veshje ushtarake

30 October 2022, 21:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Monika Kryemadhi heq kostumin e politikanes, shfaqet me veshje ushtarake
Monika Kryemadhi

Nëse do të na duhej t’i bënim një përmbledhje stilit të saj, mund të themi se Monika Kryemadhi ka bërë një “revolucion” në veshje.

Deputetja e Partisë së Lirisë, vjen gjithnjë brenda kornizave si deputete, por duke ruajtur pjesën “trendy”. Por ndryshe duket Kryemadhi, kur e ndeshim në përditshmërinë e saj.

Nga fotot e publikuara nga Panorama Plus, Kryemadhin shfaqet në zemër të Bllokut, duke biseduar me mikeshën e saj. E veshur me pantallona në ngjyrë jeshile të errët dhe me këpucë të sheshta, ajo kishte zgjedhur një bluzë me motive ushtarake.

Një trend ky që kohët e fundit po përhapet në botë nga VIP-at ndërkombëtarë. E duket se për vendin tonë do të jetë pikërisht Monika Kryemadhi ajo që do të rikthejë edhe një herë në modë stilin e kamuflazhit.



Video