Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

3 Korrik 2026, 11:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Kim Kardashian

Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, këtë herë me një set fotografik provokues për promovimin e koleksionit më të ri të markës së saj, Skims.

Edhe pse Hailey Bieber është fytyra kryesore e fushatës së re të kompanisë, vetë Kardashian ka vendosur të jetë pjesë e promovimit, duke pozuar me disa prej modeleve më të reja të të brendshmeve.

Ylli i televizionit dhe sipërmarrësja u shfaq fillimisht me një komplet të vogël me reçipeta dhe të brendshme me print leopardi, ndërsa në fotografitë e tjera pozoi me një set në ngjyrë rozë, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Fotografitë i publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku numëron rreth 345 milionë ndjekës. Postimi mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente, duke u bërë një nga temat më tëdiskutuara në rrjetet sociale.

 



Video