Roboti gjerman bën shqiponjën me duar para Ramës (VIDEO)

1 Korrik 2026, 17:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Teksa kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet në Bochum, Gjermani, për Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, ai gjithashtu është surprizuar nga një robot.

Ky robot humanoid, i veshur me një bluzë të zezë dhe atlete të bardha, i është afruar kryeministrit dhe i ka bërë shqiponjën shqiptare me duar. Diçka e tillë u prit me buzëqeshje nga të pranishmit, të cilët bënë gjithashtu simbolin tonë kombëtar me duar.

Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë kryeministri, i cili gjithashtu i ktheu përshëndetjen robotit me shqiponjën dykrenare.


Video