FOTO / 24-vjeçare shpenzon 50 mijë dollarë për t’u dukur si kukulla Barbie, por pendohet: Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, as bukuria

4 April 2024, 20:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO / 24-vjeçare shpenzon 50 mijë dollarë për t’u
Serena Smith

Një modele dhe këngëtare amerikane thotë se ka shpenzuar plot 50 mijë dollarë me operacione plastike për t’u dukur si kukulla e famshme Barbie.

Serena Smith nga Beverly Hills, në SHBA, thotë se ka dëshirë të duket si një Barbie e vërtetë.

24-vjeçarja i ka nisur operacionet kur ishte vetëm 18 vjeçe. Ajo filloi me rritjen e gjoksit, që i kushtoi asaj 7500 dollarë. Nga viti 2016 e deri më sot, imazhi i saj ka ndryshuar tërësisht, duke u deklaruar “e varur nga operacionet plastike”.

Pjesët e trupit që i janë nënshtruar operacioneve janë hunda, të pasmet, buzët, faqet, mjekra dhe balli.

Mirëpo, tani duke parë imazhin e saj ajo pranon se e ka tepruar me pamjen fizike: “E doja pamjen time...”.

“Po mundohem të përqafoj sadopak bukurinë natyrore. Nuk them se kam mbaruar me këto procedura, por dua të përqafoj sërish pamjen time natyrale”, thotë këngëtarja 24-vjeçare.

“Më pëlqeu mënyra si dukesha, por me kalimin e kohës kuptova se nuk më shkonte. Ndoshta sepse po plakem dhe po mësoj ta pranoj pak më shumë bukurinë time. Mendoj se herë pas here është mirë t'i mbajmë gjërat më të freskëta. Të gjithë ndryshojnë, ne nuk qëndrojmë të njëjtë gjithë jetën”, tha ajo.



Video