Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Fatmira Breçani është një nga zërat më të mrekullueshëm të këngës popullore, dhe mbetet një prej artisteve më të kërkuara në festa si brenda por edhe jashtë vendit.
Breçani, siç ka pohuar edhe vetë, nuk do të ndalojë së kënduari këngën e famshme për Sali Berishën, patriotin e saj tropojan.
“O moj Serbi murin ta prisha se mu më thonë Sali Berisha”, është një prej vargjeve të këngës së njohur.
Mirëpo në skenën e një koncerti në Shkodër, duket se ka ndodhur një incident i vogël.
Këngëtares nuk i është lejuar ta këndojë këngën për Sali Berishën. E teksa largohet nga skena, dikush e pyet nëse do e këndojë këngën, ndërsa ajo përgjigjet: “Nuk të lënë”.