Maestro e thotë hapur mendimin e tij për të dashurin e ri të Jorit

23 August 2023, 23:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Maestro e thotë hapur mendimin e tij për të dashurin e ri të
Armaldo dhe Jori

Armaldo Kllogjeri i njohur nga të gjithë si “Maestro”, e vlerëson me notën “10 me yll”, partnerin e ri të Jori Dellit, reperin italian Fred de Palma. Të paktën kështu lë të kuptohet te një postim që bëri ditën e sotme në rrjetet sociale.

”Vetëm na mungon një djalë shqiptar, por ti e paske gjetur një super star”- shkruan ai krah momentit që shpërndau, kur ishte me Jorin brenda “Big Brother Vip Albania”.

Maestro e thotë hapur mendimin e tij për të dashurin e ri të

Ishte reperi Fred de Palma ai i cili zbuloi romancën me Jorin. Ai postoi një foto duke u puthur me modelen shqiptare, e cila ishte me shpinë.

Më pas, reperi pranoi para të gjithëve se e dashura e tij është shqiptare, duke konfirmuar lajmet. E që nga ajo ditë, dyshja nuk kanë ndaluar me postimet për njëri-tjetrin.


Video