Elvana Gjata do të jetë sonte në BBV si surprizë për Kiarën nga Luizi?

22 April 2023, 19:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elvana Gjata do të jetë sonte në BBV si surprizë për
Elvana Gjata do të jetë sonte në BBV si surprizë për Kiarën?

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare.

Vetëm pak më parë Elvana ka postuar në Tik Tok një video, ku u ka dhënë ndjekësve një lajm të rëndësishëm e shumë të bukur, për të cilin dukej mjaft entuziaste dhe e lumtur. Mesa duket këngëtarja do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm të “BBV2” , kjo pasi në fund të videos shkruhej: Sonte në “Big Brother Vip 2”.

Megjithatë në një tjetër video, Elvana shkruan se do të jetë sonte në Vjenë me Ylli Limanin, duke i bërë në këtë mënyrë konfuzë fansat nëse do të jetë sonte në BBV.

Një tjetër detaj interesant është se gjatë festimeve për ditëlindjen e Kiarës, Luizi e ka pyetur moderatoren nëse a do ajo që ai t'i thotë Elvana Gjatës që të bëjnë një këngë së bashku për të dhe Kiara e ka pohuar diçka të tillë. Ndoshta kjo është surpriza e madhe që ka menduar Luizi për Kiarën pas rrengut që i ka bërë këto ditë.

 

 


Video