“Nuk e di se si i përjeton ti gjërat e mëdha...”, Kiara i shpreh Luizit frikën e vetme që ka në lidhjen me të

22 April 2023, 15:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk e di se si i përjeton ti gjërat e mëdha...”,
Luizi dhe Kiara duke biseduar

Kiara Tito ka disa ditë që është e mërzitur dhe shkaktari është partneri i saj, Luiz Ejlli. Ky i fundit ka vendosur që t’i bëjë një rreng moderatores, të cilin e ka nisur që të enjten mbrëma.

Gjatë gjithë kohës që këngëtari ka mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj saj, i ka kërkuar Kiarës që të durojë deri të shtunën, duke i lënë të kuptojë se aty do të shohë se çfarë po ndodh realisht.

Ndërkohë ditën e sotme, Kiara i ka shprehur frikën më të madhe që ka për të.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Kam vetëm frikën që nuk e di se si i përjeton ti gjërat e mëdha. Kjo është frika ime e vetme

Luizi: Ça do me thënë gjërat e mëdha?

Kiara: Gjërat e mëdha në përgjithësi

Luizi: Ti si i përjeton gjërat e mëdha?

Kiara: Me këmbë në tokë.

Luizi: Do e shohim!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Video