Rrjeti social “X” i Elon Musk është i mbushur me lajme të rreme, propagandë dhe teori konspirative nga më të ndryshmet.
E së fundmi, duket se pjesë e këtyre teorive konspirative duket se ka rënë edhe vetë Elo Musk.
Mijëra përdorues të rrjetit social besojnë se një person me emrin Adrian Dittman në “X” është në fakt vetë Elon Musk.
Dyshimet janë ngjallur më tepër kur Adrian Dittman ka folur “live” në një debat. Zëri i tij është çuditërisht tepër i ngjashëm me atë të Elon Musk. Çështja bëhet edhe më komplekse kur sheh se Dittman, një person i cili nuk ka asnjë foto apo video të tijën, komenton kudo që sulmohet Musk, në mbrojtje të këtij të fundit.
Situata bëhet edhe më dramatike kur llogaria me emrin Adrian Dittman shihet teksa i komenton Elon Musk dhe i thotë se është “një baba i përkryer”.
Në fakt, nuk është diçka e pazakontë që VIP-at të përdorin llogari të rreme për të naviguar në rrjetet sociale, por që d’i komentojnë vetes së tyre dhe të vetëlavdërohen... do të ishte shumë e pazakontë nëse do të ishte e vërtetë..
Momenti kur Adrian Dittman konfrontohet se ai është Elon Musk:
Watch: ‘Adrian Dittman’ confronted for being Elon Musk’s fake account
byu/FederalLow4859 inEnoughMuskSpam