Edhe pse të ndarë, Selvije Jao ka fjalë të mira për të thënë për Shpat Kasapin!

25 June 2025, 14:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edhe pse të ndarë, Selvije Jao ka fjalë të mira për

Pas një periudhe të qetë në sytë e publikut, Selvije Jao ka zgjedhur të ndajë disa reflektime personale me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Në një sesion pyetje-përgjigje, ajo u ndal te një nga rolet më të rëndësishme të jetës së saj: ai i prindit.

Një koment nga një ndjekës, i cili e komplimentoi si “një nënë e mirë”, nxiti një përgjigje të sinqertë nga Selvije. Ajo u shpreh se djali i saj, Roeli, është prioriteti absolut dhe se përpiqet çdo ditë të japë më të mirën për të.

“Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të”, shkroi ajo, duke reflektuar një përkushtim që flet shumë më tepër se çdo status apo foto.

Edhe pse rrugët me partnerin e saj të mëparshëm, Shpat Kasapin, janë ndarë, Selvije nuk ngurroi të vlerësojë raportin bashkëprindëror, duke theksuar se kujdesi për Roelin mbetet një përgjegjësi e përbashkët dhe e balancuar dhe u shpreh kështu:

Edhe pse të ndarë, Selvije Jao ka fjalë të mira për


Video