Franceska Murati poston pamje të tjera nga shtëpia te Lake View, ndjekësit i vënë në dukje “cilësinë e dobët të punimeve" (VIDEO)

25 June 2025, 09:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Franceska Murati poston pamje të tjera nga shtëpia te Lake View,

Franceska Murati ka reaguar pas lajmit se brenda shtëpisë së saj kishte rënë zjarr. Përmes një postimi në Instagram, Franceska qetësoi ndjekësit duke shkruar:

“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë, mbështetja juaj më preku shumë.”

Ajo theksoi se nuk kishte vend për panik, duke sqaruar se:

“Nuk ishte kati im dhe gjithçka u vu nën kontroll brenda minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne.”

Ndërkohë, videoja që shoqëron postimin e saj shfaq Franceskën pranë ndërtesës së saj luksoze, duke treguar edhe përmirësimet e fundit në ambientin ku ajo banon.

Teksa shfaqet duke shembur një mur me vare, ndjekësit kanë komentuar duke vënë në dyshim cilësinë e punimeve, të pallatit.

"Sa pallate te forta jane imagjino nje renie e Franceskes bie muri ne toke. Lere termetet ca i bejne kesaj hyrjee"

"Lere lejen po shiko cilesine e mureve moter ???? dmth bien me nje grusht,aty cmimi per m2 shkon sa ne Wells"

"Mure vrl jan"

"Edhe neve në angli jemi po nuk e blejmë dotë si kjo shpia jote, mos", janë disa prej komenteve në videon që ajo ka publikuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)


Video