“E thërras Anxhi”, Kiara Tito flet për raportin me vjehrrën

25 December 2023, 19:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E thërras Anxhi”, Kiara Tito flet për raportin me
Kiara Tito flet për raportin me vjehrrën

Kiara Tito ka folur për herë të parë për raportin me vjehrrën e saj.

E ftuar në "Ftesë në 5", ajo tha se janë si shoqe dhe i thotë Anxhi, shkurtim i emrit të saj Anxhelina.

Duke qenë se ajo jeton në SHBA, moderatorja tha se flasin shpesh në telefon dhe se vjehrra është shumë meraklie dhe e pyet shumë për vajzën.

"Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie", tha ajo.

 


Video