Dua Lipa do të sjellë në Tiranë reperin e famshëm Fedez për Sunny Hill Festival

10 August 2022, 18:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa do të sjellë në Tiranë reperin e famshëm Fedez
Dua Lipa do të sjellë në Tiranë reperin e famshëm Fedez

Tirana do të presë herë të parë "Sunny Hill Festival" dhe pjesë e festivalit që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar në 26 ,27, 28 gusht do të jetë edhe reperi i famshëm italian Fedez.

Këngëtari i "Mille", "La Dolce Vita", "Sapore" etj, do të performojë në kryeqytetin shqiptar falë ftesës së Dua Lipës dhe babait të saj, Dukagjin Lipa që është njëkohësisht ai që organizon dhe drejton eventin e rëndësishëm.

Lajmi u konfirmua nga vetë Fedez përmes një postimi në Instastory ku njoftonte ardhjen në Tiranë dhe falenderonte Dua Lipën dhe babain e saj. Fedez, përtej muzikës është personazh i dashur për shqiptarët dhe shumë i ndjekur prej tyre në rrjetet sociale. I martuar me një nga blogeret më të famshme të Italisë dhe jo vetëm, Chiara Ferragni, videot e çiftit dhe fëmijëve të tyre bëhen virale brenda pak minutash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Nisur nga postimet dhe provat që lë Instagrami, Chiara dhe Fedez janë prej kohësh miq me Dua Lipën, gjë që shpjegon më qartë ardhjen e tij në "Sunny Hill Festival".

Festivali do të mbahet në Parkun e Liqenit Artificial, ndërkohë që priten edhe emra të tjerë surprizë.

 


Video