“Doja vetëm të çoja Efin në finale!”, Luizi fut në paranoja banorët

25 April 2023, 19:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Doja vetëm të çoja Efin në finale!”, Luizi
Luizi dhe Efi

Luizi ka lënë të aludohet sot se i gjithë sherri me Efin ishte një lojë vetëm për ta çuar atë në finale.

Gjatë një bisede, Dea pyeti këngëtarin nëse ai dhe Efi janë ende në lojë së bashku, e përgjigjja e tij i vendosi në dyshim banoret. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo një strategji tjetër e Luizit, por duhet thënë se i ka bërë banorët me paranoja.

Luizi: Ku e di ti që s’jemi ndarë kurrë?

Dea: Sepse keni thënë shumë gjëra të shëmtuara për njeri tjetrin, ti the ajo këtu brenda s’ka bërë asgjë, nuk ka dhënë asgjë. Këto gjëra nuk do i thosha kurrë për një shokun tim.

Luizi: Janë mendime, nuk janë gjëra të shëmtuara.

Nita: Ka qenë e planifikuar nga ata, janë marrë vesh me njëri tjetrin. Ka qenë naiviteti ynë që i kemi besuar Efit.

Luizi: Ju kam vënë para një përgjegjësie, duke e ditur që nuk do e pranonit, ju thashë injorojeni, ose do dilni pa karakter, kjo fjala ju vrau, dhe u bashkoi më shumë, gjë që mua më leverdiste dhe atë e çonte në finale.

***

Ndërkohë, Efi i tha sot Luizit se nuk po e kupton lojën që ai po bën, por nuk po i pëlqen aspak dhe nuk do e falë.

Ajo u shpreh se me të nuk mund të luajë njëjtë si me Armaldon, ta afrojë dhe ta largojë.

Por Luizi e mohoi këtë gjë, duke thënë se nuk po e bën diçka të tillë.

Efi i kërkoi atij të mos ia ulë vlerat nëse e ka konsideruar ndonjëherë shoqe.

Më pas Luizi u shpreh se që në momentin kur ajo doli nga shtëpia, ai ka shfryrë gjithë inatin e tij te Olta, Dea, dhe Amos, pasi për të ajo e meritonte të qëndronte dhe të shkonte në finale më shumë se të gjithë banorët, duke përfshirë dhe Kiarën.


Video