Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjatë një bisede të zhvilluar mes banorëve ditën e sotme, njëri prej konkurrentëve siç duket ka bërë një veprim që mund ti kushtojë. Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili është shprehur se Ilnisa ka antipati të madhe jashtë shtëpisë.
“Dhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuar”, është shprehur Fationi gjatë bisedës lidhur me të nominuarat e javës.
Siç dihet nga rregullat e këtij formati, askush prej konkurrentëve nuk duhet t’u rrëfejë informacione prej jashtë shtëpisë.
Por çfarë do të ndodhë me Fationin? A do të penalizohet ai prej produksionit? Mbetet për tu parë.