Vëmendje më të madhe i kushtohet mbrojtjes së lëkurës nga moti i nxehtë dhe rrezeve të forta diellore. Por, jo vetëm ekspozimi ne diell, gjithashtu, edhe i ftohti mund ta dëmtojë lëkuren, veçanërisht në ato zona që janë më të ekspozuara. Pra, edhe temperaturat e ulta e dëmtojnë indin lëkuror dhe mund të bëhen prekursore për shfaqjen e sëmundjeve të mundshme lëkurore, apo të plakjes së parakohshme.
Si ndikojnë temperaturat e ulta në lëkurën tonë?
Temperaturat në rënie shkaktojnë një sërë ndikimesh negative në lëkurë, manifestimi i të cilave bëhet nëpërmjet dehidratimit, tharjes e çarjes së lëkurës, shfaqjes së ekzemave, sikurse, shumë komplikacione të tjera. Praktikisht, lëkura furnizohet më më pak oksigjen dhe lende ushqyese prej qarkullimit të gjakut. Andaj, ajo behet më e brishtë dhe më e ndjeshmë ndaj faktorëve atmosfetikë, duke dhënë sinjale alarmi përmes dehidratimit dhe tharjes.
I ftohti shkatërron filmin hidro-lipidik, i cili perben barrieren e pare imunitare, ruan integritetin lekuror dhe zhvillon funksionin mbrojtës të lekures sone nga faktore të jashtëm më natyrë fizike, kimike apo biologjike. Më tu demtuar filmi hidrolipidik, lekura nis degradimin e saj drejt dehidratimin, tharjes e brirezimit, qe mund të çojne ne situacione më të renda lekurore.
Përveç shtresës së pare të lekures - epidermës, shtresa ma e thelle e saj - derma ngadaleson sintezën e kolagjenit dhe elastines, dy protëina jetike per shendetin dhe qendrueshmërine e lekures ne tërësi.
Cilat janë simptomat e shqetësimeve apo të sëmundjeve të lëkurës në stinën e ftohtë?
· Skuqja
· Kruarja
· Tharje të lëkurës dhe/ose çarje e saj
· Disa zona të lëkurës brirezohen ose plasaritën
· Lëkura është zakonisht e thatë, ndaj, disa zona të saj shfaqen më kruarje e, ndonjëherë, ndodhin edhe dertime lëkurore në rast të kruarjeve të forta. Keto kruarjet zakonisht përkeqësohen natën.
· Disa zona të lëkurës nisin të skuqen dhe të inflamohen, ku mund të shfaqen edhe urtikarie.
· Mund të shfaqe flluska dhe qeskëza më lëng.
Cilat janë disa prej çrregullimeve ose sëmundjeve më të shpeshta që prekin lëkurën gjatë stinës së ftohtë?
· Dehidratimi dhe tharja e lëkurës
· Eritemat nga i ftohti
· Buzet e çara
· Duar dhe kembe të dehidratuara, të thara deri ne lezione
· Morthi – djegiet nga i ftohti
· Ekzema
· Psoriaza
· Kujdes i veçantë duhet treguar për duart dhe kembet e diabetikeve.
Çfarë i përkeqëson simptomat e një lëkure të dëmtuar nga moti i ftohtë?
· Dushet apo vaskat e gjata më ujë të nxehtë, të cilat shkatërrojne filmin hidro-lipidik.
· Mos ushqyerja e lekures së fytyres dhe trupit më emulsione të përshtatshme per stinen dhe llojin e e lekures.
· Ndryshime drastike të temperaturave, qe rezultojne vrastare per kapilaret periferike të gjakut
· Ajri i thatë dhe tepër i ngrohtë nga kondicioneret, i cili e dehidraton akoma më shumë lekuren tone
· Disa materiale veshmbathjesh, si materialet e leshit apo sintetike, të cilat irritojne barrieren epidermale.
· Sapunët dhe detergjentet agresive qe perdorim per të lare fytyren dhe trupin.
Cilat do të ishin konkretisht disa këshilla mbi përzgjedhjen e produkteve kozmetike për të mbrojtur dhe trajtuar lëkuren nga moti i ftohtë?
Rituali yne i perditshem ne stinen e dimrit, nuk mundet asesi të jetë i njejtë më atë të stines së nxehtë, pasi nevojat e lekures ndryshojne kryekeput sipas stineve dhe jo vetëm.
Per të riformuluar dhe forcuar filmin hidro-lipidik eshtë nevojshme të hidratojmë (uji) dhe ushqejmë (lipidet).
Perdorimi i vajrave dhe gjalpeve vegjetale do të rivendosë ekuilibrin yndyror në lëkurën tonë. Vaj soje, vaj avokado, vaji i farave të grurit, vaj xhoxhoba, vaj makadami, vaji i bajameve të ëmbla, gjalp karite (Shea butter), gjalp kakao dhe dyllë bletë të gjitha këto principe aktive ushqejnë lëkurën tonë.
Hidratimi mbeshtëtët ne siglën e principit aktiv unik - acidi hialuronik, i cili ka aftësinë që, të lidhë sasi të mëdha uji, për rrjedhojë të influencojë, në mënyrë të konsiderueshme, të gjithë substancën themelore dermale. Butësia, tonusi dhe elasticiteti i lëkurës janë të lidhura më sasinë e acidit hialuronik që ndodhet në përbërje të substancës themëlore të dermës. Edhe pse acidi hialuronik mund të përfitohet prej lëkurës vetëm përmes injektimeve, serumet dhe emulsionet të formuluara prej acidit hialuronik arrijnë më së miri të ruajnë ekuilibrin ujor në shtresën e epidermës.
Antioksidantët gjithashtu veprojne shumë mire ne lekure duke luftuar radikalet e lira, të cilat behen prekursore per demtimë qelizore dhe sintezën e kortizolit ne lekure, qe sjell rritjen e inflamacionit duke shkaktuar fotoplakje osë sëmundje lekurore. Antioksidantë të fuqishëm janë vitamina E, vitamina C (e cila veçse nje antioksidantë shumë e mire, rrit imunitëtinj e lekures, ul inflamacionin dhe mërr pjesë ne sintezën e kolagjenit nga qelizat fibroblastë ne dermë), polifenolet që ndodhen më bollëk tek frutat e kuqe të pyllit dhe tek çaji jeshil.
Edhe përgjatë stinës së ftohtë, mos harroni kremin e diellit më filtra mbrojtës fizikë dhe më spektër të gjere mbulimi, i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira të shkaktuara nga rrezatimi ultravjollcë dhe ruan filmin hidrolipidik të lëkurës.
Pra, disa here ne ditë, hidratoni dhe ushqeni lekuren e duarve, fytyres e trupit gjithashtu nje kujdes të vecantë lypin buzet, të cilat, duke pasur nje lekure shumë të holle dhe të brishtë jane të parat qe brirezohen deri ne çarje.
Sekreti për të ruajtur një lëkurë të shëndetshme e të bukur është t'i dhuroni asaj përkujdesje, duke e ushqyer dhe hidratuar, jo vetëm kur lëkura është në situatë kritike apo kur ju jeni në kontakt më temperaturat e ulëta. Lëkura jonë ka nevojë për përkujdesje të përditshme dhe të personalizuara.