Do ta marrë Kiarën me vete? Pas Amerikës, Luizin e presin koncertet edhe në këtë shtet

20 June 2023, 19:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do ta marrë Kiarën me vete? Pas Amerikës, Luizin e presin
Kiara dhe Luizi

Luiz Ejlli s’po gjen “rehat” në Shqipëri. Pasi përfundoi turin e koncerteve në SHBA, fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ do të niset drejt Britanisë së Madhe pasi janë planifikuar disa koncerte për të.

Ishte vetë Luizi ai që ka ndarë në rrjetin e tij social ‘Instagram’ disa postera nga koncertet që do mbahen në 23 dhe 24 Qershor në Londër.

Do ta marrë Kiarën me vete? Pas Amerikës, Luizin e presin

Nuk dihet nëse edhe këtë radhë do të shkojë pa Kiarën, apo tani që moderatorja e përfundoi eksperiencën si drejtuese e emisionit ‘Kepi i Tundimeve’, mund të shkojë me të. Por, se pari duhet viza!

Luizi qëndroi në SHBA për disa javë, ku u dhuroi shqiptarëve të Amerikës kënaqësinë që ta shohin nga afër e që të dëgjojnë muzikë nga zëri i tij.

 


Video