“Do doja të rikthehesha në Top Channel”, Juli rrëfen planet e tij pas mbarimit të BBV

19 May 2024, 22:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do doja të rikthehesha në Top Channel”, Juli rrëfen
Julian Deda / BBV3

Julian Deda ka qenë i ftuari i radhës në episodin e fundit të emisionit më të dashur nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV – Live nga shtëpia”.

I pyetur se çfarë ndodh nëse ai fiton Big Brother, çfarë do të bëjë më pas me jetën e tij, Jul Deda u shpreh:

"S’e kam llogaritur, por një gjë e kam llogaritur. Që si ta fitoj, si mos ta fitoj, nuk ka rëndësi ajo, mbas 25 majit për hir të vërtetës është një verë e gjatë, por do të mendoj për ndonjë projekt timin.

Nuk dua të shkëputem nga televizioni. Kushdo televizion të jetë, por bisedën e parë dua ta bëj me Top Channel, me shtëpinë time të parë. Do doja shumë të rikthehesha në Top Channel patjetër. Nuk dua të shkëputem. E kam thënë këtu me qindra herë. Televizioni mu ka bërë si drogë. Nuk rri dot pa të. Një herë në javë e dua me se sbën" u shpreh Juli.


Video