"Do dali ditët në vijim ça ka ndodh", Stresi flet me Noizyn për rrahjen ndaj BMT-së: Le të marrin mësim (VIDEO)

2 July 2022, 11:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do dali ditët në vijim ça ka ndodh", Stresi flet me
Stresi, Noizy dhe BMT

Pas sherrit Noizy-Cllevio Serbiano, një tjetër sherr mes reperave ka marrë vëmendjen e mediave. Bëhet fjalë për konfliktin mes Stresit dhe anëtarit të TBA, BMT, emri i vërtet i të cilit është Benardin Simoni.

Ky i fundit është dhunuar nga disa shokë të Stresit, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku BMT shihet i gjakosur në fytyrë. Sherri ka nisur disa kohë më parë, ku BMT ka sharë disa herë Stresin në rrjetet sociale, me justifikimin se nuk po e mbronte ashtu siç duhej Cllevio Serbianon dhe reperi ishte zotuar se do ta dhunonte.

Lidhur me sherrin e djeshme ka ardhur dhe një reagim nga Stresi. Gjatë një video-live në rrjetet sociale, ai ka paralkajmëruar se ajo çfarë ka ndodhur do merret vesh ditët në vijim dhe se ai jeton për atë fytyrë.

"Ça ka ndodh, ça ka ndodh do dali ditët në vijim, ajo thjesht është një foto, ashtu na e kanë çuar. Por, mbajeni vesh, pasha gjirin e nonës, jo në Itali, por deri në Azerbajxhan, jemi gati me lënë me karrierë, me nanë, me babë, me shpi, me ça kam, thjesht për këta dy gisht fytyrë jeton Arkimed Lushaj." shprehet Stresi.

Gjithashtu, Stresi është futur gjatë video-live-t dhe me reperin tjetër Noizy ku “tallin”sherrin e ndodhur. Gjatë bisedës Noizy e pyet duke qeshur Stresin se çfarë kishte bërë sot.

Biseda:

“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it.

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë.

“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.

“Le të marrin mësim,” - vazhdon Noizy. Më pas gjatë bisedës teksa vazhdojnë e tallin me njëri-tjetrin ngjarjen, Rigelsi e pyet Arkimedin nëse kishte ndonjë foto ose video.

“Jo na i kanë çuar nga Italia disa foto o ku di gjë unë,”-tregon Stresi.

“Po që kam gjetur mafia kam gjetur dhe duhet me ma kthy borxhin,”-vazhdon Noizy gjatë bisedën në live.

“Ti e gjen, po unë i shkreti si nuk e gjej dot, vuaj”-i përgjigjet Stresi duke qeshur.

 


Video