Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Teksa Kiara Tito ndodhet në Turqi, duket se Luiz Ejlli ka gjetur kohë për t'u takuar me ish-banorët e "Big Brother Vip Albania 2".
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet teksa këngëtari shkodran ndodhet në makinën e tij së bashku me Dea Mishel Hoxha.
Nuk dihet nëse ata janë takuar rastësisht, ka qenë një takim i planifikuar, apo kanë ndonjë projekt bashkë. Por, nëse nuk do ekzistonte paparaci nuk do kishim dijeni në lidhje me këtë takim.
Që nga fundi i BBV-së dy ish-banorët nuk i kishim parë bashkë. Kujtojmë që brenda shtëpisë Dea dhe Luizi nuk kishin marrëdhënie shumë të mira, pasi ka pas shpesh herë përplasje mes tyre.