"Jurgena reagon për takimin me Luizin", profili "fake" që bëri lëmsh rrjetin dhe mediat

8 June 2023, 10:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jurgena reagon për takimin me Luizin", profili "fake"
Luizi dhe Jurgena

Në rrjet kanë qarkulluar së fundmi disa foto mbi të cilat u ndërtuan lajme, takime sekrete, histori dashurie e tradhtie. 

Faqe anonime në rrjetet sociale "tronditën" fansat kur krijuan nga hiçi një takim mes Luizit dhe Jurgenës, ish të dashurës së tij.

Pre e gënjeshtrave dhe e profileve fake, ranë edhe mediat. Pati prej atyre që madje morën edhe prononcime nga "falsët".

Kështu për shembull portali “Kryefjala.com” pasi kontaktoi me profilin fals të Jurgenës, qetësoi ndjekësit e Luizit dhe Kiarës duke qartësuar se "takimi mes tyre ishte thjesht rastësi". 

“Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”- është shprehur "Jurgena" për Kryefjala.com. 

Si përfundim rrini të qetë të dashur fansa të çiftit: Luizi nuk e ka tradhtuar Kiarën... të paktën jo me "Jurgenën" e Instagramit. 

 



Video