
Fotot “hot” të këngëtares Soni Malaj kanë tërhequr edhe vëmendjen ish-bashkëshortit të saj, Mirko Luccarelli. Soni Malajn jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në top formë dhe së fundmi këngëtarja duket se po shijon disa ditë pushimi, ku nuk kanë munguar edhe fotot provokuese me bikini.
Duket se për artisten vitet jo vetëm kanë mbetur në vend, por ajo sa vjen dhe shfaqet gjithnjë e më në formë. Në një postim të saj komplimentet kanë qenë nga më të shumtat në seksionin e komenteve nga ndjekësit, ku nuk ka munguar as komenti i ish-partneri të saj.
“Atje ku shkëlqen dielli”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku në pamje të parë vihen re format bombastike.
View this post on Instagram
Balerini i shkruan “hot” në një prej fotove, duke marrë edhe një përgjigje nga këngëtarja. Biseda flirtuese vijon në seksionin e komenteve:
“Hot”, ka qenë komenti që ka marrë edhe përgjigjen e Sonit.
Soni: “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”
Mirko: “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”
Soni: “Aaa tani e kuptova”.
Kujtojmë se rreth një vit më parë, Soni i dha fund historisë së saj me Klevin. Çifti që ishin edhe të fejuar, i dhanë fund pa shumë bujë. Megjithatë pavarësisht mediave të shkruara dhe lajmeve të ndryshme, Soni ka zgjedhur të mos reagojë asnjëherë vrullshëm dhe të mos japë asnjë koment apo përgjigje, duke bërë kështu një zgjedhje të zgjuar, pasi koha do të flasë vetë.