Brad Pitt tregon kush janë dy burrat më të pashëm në botë

23 Shtator 2022, 18:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brad Pitt tregon kush janë dy burrat më të pashëm në botë

Brad Pitt njihet për shijet e tij në zgjedhjen e partnereve që ka mbajtur në krah përgjatë viteve.

Por së fundmi, aktori i madh ka zbuluar edhe zgjedhjen e tij për mashkullin më të pashëm në botë.

Brad Pitt tregon kush janë dy burrat më të pashëm në

Në një intervistë për revistën “Vogue” 58-vjeçari e ndau zgjedhjen e tij në dy, George Clooney dhe Paul Newman.

Brad Pitt tregon kush janë dy burrat më të pashëm në

“Në botën e aktrimit, emri i parë që vjen në mendje është Newman, sepse ai pleqëroi me shumë hijeshi. Dhe ishte një njeri shumë i veçantë, altruist dhe i vërtetë”.

Duke folur për Clooney-n, me të cilin ka luajtur në serinë e filmave “Ocean”, Pitt tha: “Nëse do të duhet të them një emër të tanishëm, do të thosha George Clooney… pse jo?!”.

Brad Pitt tregon kush janë dy burrat më të pashëm në

Clooney, 61 vjeç, dhe Brad Pitt, njihen për marrëdhënien shoqërore me njëri-tjetrin.

Ndërsa Newman, ikonë e kinematografisë, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, në vitin 2008.

Brad Pitt tregon kush janë dy burrat më të pashëm në

Clooney dhe Pitt flitet se do të luajnë sërish bashkë, në një tjetër film “Ocean”, ku do të marrë pjesë edhe Matt Damon. Për herë të fundit, të tre aktorët kanë qenë bashkë në një film në vitin 2007 “Ocean 13”.

Video