Bora dhe Donaldi konfirmojnë lidhjen, postojnë foto krah njëri-tjetrit

27 Shtator 2022, 18:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi dhe Bora

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë konfirmuar më në fund publikisht ribashkimin me njëri-tjetrin.

Ka qenë moderatorja e cila ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në krah të Donaldit. "Na lini të kërcejmë" shkruan Bora krahas fotos duke e shoqëruar me disa emoji fytyrë me zemra, teksa me të njëjtin emoji ka komentuar edhe Donaldi në postim.

Siç duket nga fotoja, moderatorja duket se është në studion e emisionit “Më lër të flas”, ku mesa duket e ftuar që në natën e parë është e dashura e aktorit. 

Dyshja është përfolur se do të moderojnë se bashku edhe emisionin e kërcimit "Dance With The Star" i cili nis më 7 Tetor.

Bora dhe Donaldi janë vipat më të përfolur të showbizz-it së fundmi, pas gjithë ngjarjeve që ndodhën në “Big Brother VIP”, sidomos pas lidhjes që aktori pati brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Por pas daljes nga formati, Donaldi u nda me të për t'u kthyer tek "dashuria e vjetër", duke shkaktuar shumë zhurmë.

Bora dhe Donaldi konfirmojnë lidhjen, postojnë foto krah

Video