'Nuk u takuan fare'/ Shakira dhe Pique të veçuar në lojën e bejsbollit të djalit 9-vjeçar

27 September 2022, 13:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Nuk u takuan fare'/ Shakira dhe Pique të veçuar në

Shakira dhe ish-bashkëshorti Gerard Pique në distancë nga njëri-tjetri në ndeshjen e bejsbollit të djalit të tyre. 

Këngëtarja kolumbiane e cila u divorcua nga bashkëshorti me të cilin ka një histori 10-vjeçare, shoqëroi të birin dhe qëndroi pranë fushë, ashtu si edhe Pique, i shoqëruar nga mamaja e tij por shumë metra larg këngëtares.

Teksa po ndiqnin djalin 9-vjeçar Milan, ata qëndruan të veçuar gjatë gjithë kohës siç e tregojnë edhe fotot e publikuara në shtyp. 

'Nuk u takuan fare'/ Shakira dhe Pique të veçuar në

Edhe këngëtarja ishte e shopqëruar nga mamaja e saj dhe disa miq familjarë ndërsa shpesh herë ajo qëndroi e veçuar. 

45-vjeçarja deklaroi pak ditë më parë në një intervistë se po kalon momente shumë të vështira, ndërsa theksoi se sakrifikoi karrierën e saj për të mbështetur mbrojtësin e Barcelonës.  


Video