Bleona Qerreti ishte pjesë e eventit të Trump, publikon pamje pak para nisjes së të shtënave

27 Prill 2026, 08:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bleona Qereti ka qenë pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të elitës mediatike dhe politike në Shtetet e Bashkuara, por mbrëmja që pritej të ishte festive mori një kthesë të papritur.

Artistja mori pjesë në Darkën e Korrespondentëve në Uashington, një organizim i përvitshëm i White House Correspondents’ Association, që mbledh figura të njohura nga politika, media dhe showbizi.

Megjithatë, atmosfera glamuroze e tapetit të kuq u tensionua pasi 31-vjeçari Cole Tomas Allen, nga Torrance qëlloi me armë brenda hotelit ku po zhvillohej ceremonia. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Në mes të këtij zhvillimi dramatik, Bleona ndau me ndjekësit e saj në Instagram një moment nga mbrëmja, ku shfaqet elegante në tapetin e kuq. Krahas fotos, ajo shkroi: “Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, duke lënë të kuptohet edhe për situatën e papritur që përfshiu eventin.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së Donald Trump reagoi përmes një konference për media, ku deklaroi se beson që incidenti ishte vepër e një “ujku të vetmuar”, duke përjashtuar për momentin mundësinë e një sulmi të organizuar më të gjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B L E O N A (@bleona)


Video