Aulona Musta nxit fantazinë e ndjekësve, publikon videon nudo nga vaska

13 June 2023, 12:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aulona Musta nxit fantazinë e ndjekësve, publikon videon nudo nga
Aulona Musta

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, prej disa ditësh është duke bërë pushime në Turqi. Atje ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Aulona është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e shumtë detaje të ndryshme nga ky udhëtim.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja poston edhe foto e video të ndryshme të saj. Së fundmi ajo ka postuar një video ku shfaqet nudo në vaskë, duke treguar më pas edhe pak nga vendi ku ajo ndodhet.

Edhe pse videon në fjalë e ka publikuar për të treguar natyrën e bukur, në fakt gjithë vëmendjen e ka marrë fillimi ku ajo shfaqet brenda në vaskë në dhomën e hotelit.

“A nuk është kjo pamja me të cilën do të donit të zgjoheshit çdo ditë? E në mos, jo çdo ditë, të paktën me pushime ?’, shkruan Aulona bashkëngjitur me videon.




Video