Arjan Konomi i zbulon Cllevios arsyen e hatërmbetjes së Arbana Osmanit: Prej Bora Zemanit....

4 September 2022, 20:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arjan Konomi i zbulon Cllevios arsyen e hatërmbetjes së Arbana
Bora Zemani, Arjano Konomi dhe Arbana Osmani

Arjan Konomi ka zbuluar arsyen se përse Arbana Osmani është zemëruar me të dhe pse ka hequr nga lista e ndjekësve opinionistin.

Gjatë një videoje ‘Live’ në ‘TikTok’ teksa ishte nën shoqërinë e Cllevios dhe disa miqve të tjerë, ai tregoi se moderatorja e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram për shkak të një komplimenti që opinonisti ka bërë për Bora Zemanin, të paktën kështu mendon ai.

Disa muaj më parë kur e gjithë vëmendja ishte tek Bora-Donald-Beatrix, Arjani e cilësoi Bora Zemanin si një ndër prezantueset më të mira në Shqipëri.

Arjan Konomi i zbulon Cllevios arsyen e hatërmbetjes së Arbana

Dhe mesa duket pas kësaj deklarate, Arbana e ka hequr nga Instagrami, ndërsa Konomi shprehej se ai e mban ende moderatoren dhe se këtë veprim nga ana e saj ja zbuluan ndjekësit e opinionistit.

Arjani ka pasur një raport të mirë me Arbanën për faktin se ai ka qenë opinionisti i “Big Brother” për disa vite dhe kjo deklaratë mund të jetë pritur aspak mirë nga prezantuesja.


Video