"Çmendet" vajza e Niko Peleshit: Do vrisja çerekun e popullsisë brenda një dite po të ma lejonte ligji

4 September 2022, 14:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çmendet" vajza e Niko Peleshit: Do vrisja çerekun e
Niko Peleshi dhe Aleksia

Një ndër fëmijët e politikanëve shqiptarë më të komentuar në median rozë është vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia.

Më së shumti ajo u përfol për lidhjen me Romeo Veshajn, teksa është dhe shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

"Se në qoftë se do kishte një herë në vit një ditë që ligji s'do të zinte, kë doje me vra?" e pyet një prej fansave, teksa Aleksia Peleshi e ka befasuar duke u përgjigjur se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.

"Kaq shumë keqbërës sa ka kjo botë do kisha fshirë çerekun e popullsisë. Por, padyshim do ja filloja nga përdhunuesit dhe pedofilët. Madje, ndonjëherë mendoj si është e paligjshme t'i vrasësh, se ata njerëz edhe nëse s'ta marrin jetën të lënë të jetosh i vrarë" përgjet Aleksia.



Video