Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari zëvëndësohen nga dy "opinionistë" të tjerë në BBV

29 April 2023, 21:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari zëvëndësohen nga dy
Rezart Veleshnja dhe Salsano Rrapi

Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari nuk kanë qenë të pranishëm në fillim të spektaklit të sotëm në gjysmëfinalen e Big Brother Vip 2.

Ata të dy u zëvendësuan nga dy aktorët e njohur të humorit Rezart Veleshnja dhe Salsano Rrapi. Këta të fundit patën mundësinë të komunikonin me banorët e Big Brother dhe sigurisht nuk mungoi humori dhe spektakli. Banorët i njohën që në fillim dy aktorët.

Rezart Veleshnja dhe Salsano Rrapi përgjatë kësaj kohe kanë imituar dy opinionistët e vërtetë të BBV2 në programin më të njohur të humorit në Shqipëri, “Portokalli”.


Video